INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullimi i rektorit Koni, Boçi: Antiligjor, Shullazja e qeverisë ka probleme me shqipen

Pezullimi i rektorit Koni, Boçi: Antiligjor, Shullazja e qeverisë ka probleme me shqipen

Publikuar më: 12:07 15-04-2019

Pezullimi nga detyra i Rektorit të UT, Mynyr Koni, nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, është komentuar edhe nga ish deputeti i PD Luciano Boci i cili shprehet se Shahini po vepron sipas urdhrave të kryeministrit duke shkelur çdo ligj me shkarkimin e Konit dhe komandimin e rektorit të ri Bernard Dosti.

Në një postim në rrjetin social facebook ai madje akuzon ministren se ka probleme me kuptimin e gjuhës shqipe madje duke cilësuar Shullazja e qeverisë. Sipas Bocit nuk mund të bëhet asnjë komandim dhe asnjë pezullim pa fjalën e Presidentit.

Postimi i Boçit
A DI SHQIP MINISTRJA E ARSIMIT?!

Rama me ministren e tij profane, marrin kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute.

Në një akt të paprecedente antikushtetues dhe antiligjor, Ministrja e arsimit, Shahini pezullon e shkarkon, Rektorin e UT.

Në të njëjtin urdhër bakalli, ka komanduar Rektorin e ri.

Nenet që i referohet urdhëri, nuk i japin asaj tagër ligjor për të dy vendimet.

Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.

Jo vetëm.
I duket vetja Shullazja e qeverisë.

Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka.

Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.
Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet.
Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.

Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit.
Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës.

E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit.

Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439