INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Piku i vjeshtës nis me shi

Piku i vjeshtës nis me shi

Publikuar më: 14:38 03-10-2016

Vjeshta mund të themi se ka nisur prej vërteti. Në pikun e saj në ditën e dytë të muajit të dytë reshjet e shiut nisën të jenë prezente në të gjithë vendin. Shiu që nisi që ditën e djeshme do të vijojë dhe përgjatë gjithë javës. Pra moti do të jetë i paqëndrueshëm, me shi, erë dhe temperature disi më të ulta se javët që lamë pas.
Zonat më të rrezikuara nga shiu do të jenë ato të verilindjes të vendit.
Edhe kjo pasdite parashikohet që të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike në zonat veriore duke bërë që vranësirat dhe shirat të mbeten prezent, por e gjithë pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
Ndërsa era do te fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të arrije deri në 2 apo 3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0043339729309082