INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pirja e cigares, si rrezikoni të humbisni shikimin

Pirja e cigares, si rrezikoni të humbisni shikimin

Publikuar më: 10:42 24-04-2019

Pirja e cigares përfundimisht nuk ka asnjë efekt pozitiv për trupin përkundrazi.

Një studim i fundit vërteton se pirja e më shumë se 20 cigareve në ditë mund të dëmtojë shikimin, përvec mushkërive dhe zemrës. Në vecanti sipas kërkimit dobësohet aftësia për të dalluar kontrastet dhe ngjyrat.

Në këtë përfundim arritën specialistët e Universitetit Rutgers në New Jersey.

Në analizë u morën 71 persona të shëndetshëm, 8 prej të cilëve pinin shumë pak cigare më pak se 15 cigare në jetën e tyre, 63 që pinin më shumë se 20 cigare në ditë. Këta të fundit ishin të varur nga nikotina dhe nuk dëshmonin as dëshirë për të ndaluar së konsumuari. Ata që u përfshinë në kërkim ishin nga mosha 25-vjecare deri në moshën 45 vjece dhe kishin një shikim normal.

Specialistët panë sesi ata kanë tejkaluar nivelet e kontrastit dhe ngjyrat janë ulur në 149 centimetra të cilat shfaqeshin në një monitor.

Rezultatet treguan ndryshime të rëndësishme tek duhanpirësit lidhur me dallimin e ngjyrave të kuqe-jeshile , blu-verdhë. Një përfundim I tillë tregon se konsumimi I substancave me përbërje neurotoksike, prej të cilave është e përbërë dhe cigarja
mund të shkaktojë humbje të përgjithshme të dallimit të ngjyrave.

Për më tepër studimi po ashtu tregoi se ata që pijnë më shumë cigare humbasin aftësinë për të dalluar kontrastet dhe ngjyrat krahasuar me ata që nuk konsumojnë cigare.

Edhe studime të mëparshme kanë vërtetuar se duhanpirja është një nga faktorët që shton risqet për të dobësuar shikimin. Ekipi i studiuesve tashmë theksojnë se nikotina dhe pirja e duhanit dëmtojnë sistemin e enëve të gjakut dhe neuronet në retinë.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043