Në orët e para të ditës së sotme një 47 vjeçar në Lezhë është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Sipas të dhënave të uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm në fshatin Kalivaç në Lezhë, ku persona akoma të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj. Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor që po kryen të gjitha veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë uniformat blu po bëjnë krehjen e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.