INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagosi prindërit dhe i dha fund jetës, shihni cfarë u gjet në kompjuterin e 25 vjeçarit

Plagosi prindërit dhe i dha fund jetës, shihni cfarë u gjet në kompjuterin e 25 vjeçarit

Publikuar më: 09:09 06-05-2018
 
Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së shkuar në Tiranë. Babai i 25 vjeçarit që humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i katit të tretë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka marrë 10 goditje me thikë nga i biri, u cili pas aktit ekstrem kundër prindërve është hedhur nga ballkoni duke gjetur vdekjen disa orë më vonë në spital. E plagosur është edhe nëna e viktimës, e goditur gjithashtu me thikë.
Në kompjuterin e 25 vjeçarit, B. Skrapari është gjetur e hapur një faqe me "propagandë islamike", duke shkaktuar sherr të madh në familje, pasi prindërit nuk ishin dakord me faktin duke u përpjekur ta largonin atë nga bindjet që kishte. 
25 vjeçari që u hodh nga kati i tretë i banesës ku jetonte, pasi qëlloi me thikë dy prindërit e tij ndëroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi në rrugën "Nasi Pablo''. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
  
Article Logic
Execution time: 0.0020821094512939