E kthyer në një traditë tashmë, urimi i mëngjesit të kryeministrit Rama.
Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Facebook e ka nisur me foto nga rikonstruksioni i autostradës Tiranë-Durrës.
“MIRËMËNGJES dhe me këto foto nga operacioni kombëtar i mirëmbajtjes (këtu aksi Tiranë-Durrës), që për herë të parë do të garantojë një riparim sipas standardeve europiane të pjesëve të degraduara të rrugëve të vendit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Edi Rama.