INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plani kundër fruthit, MSH: 162 raste, 10 mijë të vaksinuar

Plani kundër fruthit, MSH: 162 raste, 10 mijë të vaksinuar

Publikuar më: 14:55 23-02-2018

Me zgjerimin e hartës së qarkullimit të fruthit edhe në vendet kufitare me Shqipërinë si, në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Itali e me tej në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovine, Kroaci, Rumani etj, rreziku i importimit u shtua. Në Janar të këtij viti u identifikua rasti i parë në Shqipëri dhe sot janë 162 raste të konfirmuar më fruth.

Po ashtu Ministria bën me dije se është rritur ndërgjegjësimi dhe se janë vaksinuar 10 mijë fëmijë dhe të rritur të ditëlindjeve ’80-’90.

Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për parandalimin, kontrollin dhe eleminimin e shpërthimit epidemik të Fruthit, bazuar edhe në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 24.09.2010.

Instituti i Shëndetit Publik, si institucioni përgjegjës për zbatimin e kësaj rregullore, është në gadishmëri të plotë 24/7 dhe po punon së bashku me drejtoritë e shëndetit publik në të gjitha Shqipërinë, Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, institucionet e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe institucionet e tjera publike në përgjigje të kësaj situate.

Prej muajit Janar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet ISHP ka përcaktuar strategjinë për të kontrolluar shpërthim epidemic, në konsultim të plotë me Komitetin e Eksperteve të Vaksinimit dhe ekspertët e Komitetit të Eliminimit të Fruthit dhe Rubeolës.

Aktualisht po kryhet kontrolli në çdo qendër shëndetësore për evidentimin e të gjitha rasteve të dyshuara, kontrollin e imunizimit, kryesisht i vaksinës ndaj fruthit, zinxhirit ftohës, evidentimin e fëmijëve të prapambetur në kryerjen e vaksinimit, shkaqet e mos kryerjes së vaksinimit dhe po nxisim nëpërmjet personelit përgjegjës, procesin e vaksinimit. Nëpërmjet infermierëve të patronazhit janë lajmëruar me qindra fëmijë që po kryejnë vaksinën e fruthit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bërë thirrje të gjithë prindërve , që të mos hezitojnë të kryejnë vaksinën për fëmijët e tyre si dhe personat që i përkasin ditëlindjes ’80-’90 të vaksinohen sërish, për të mbrojtur veten dhe njerëzit përreth nga sëmundja e fruthit.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549