INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Planifikuan sulmin terroristë ndaj kombëtares izraelite në Shkodër, shpallen fajtorë 9 të akuzuarit

Planifikuan sulmin terroristë ndaj kombëtares izraelite në Shkodër, shpallen fajtorë 9 të akuzuarit

Publikuar më: 16:31 18-05-2018

Gjykata e Prishtinës ka dënuar ditën e sotme 9 personat të cilët u shpallën fajtorë se kishin planifikuar të sulmonin përfaqësuesen e futbollit izraelit gjatë ndeshjes që u zhvillua në Shkodër me Shqipërinë në vitin 2016.

Të dënuarit janë:

Visar Ibishi, është dënuar me 10 vjet burg, Lulzim Gashi me 6 vjet,

Leotrim Vojvoda 5 vjet

Flamur Gashi me 5 vjet,

Leotrim Musliu me 3 vjet e gjysmë,

Burim Istrefi me 3 vjet,

Kenan Plakaj me 1 vit e gjysmë,

Arton Ahmeti me 1 vit e gjysmë,

dhe Besart Peci me 2500 euro.

Sipas mediave Kosovare 3 prej të akuzuarve që gjendeshin në paraburgim kanë refuzuar të paraqiten në sallë për të dëgjuar dënimin e tyre.

Gjykata ka vërtetuar se disa nga pandehurit kanë udhëtuar në qytetin e Shkodrës ku kanë fotografuar stadiumin e qytetit dhe më vonë ata planifikonin të kryenin sulme ndaj ekipit të futbollit dhe tifozëve të tyre. Sipas saj sulmi do të realizohej nëpërmjet një eksplozivi dhe armë të tipit kallashnikovë.

Gjatë kontrollit në banesave të dyshuarve polica ka gjetur eksploziv të llojit Triaceton Triperoksid (TATP). Eksploziv i njëjtë është përdorur edhe në sulme tjera në Paris dhe Bruksel.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666