INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Platforma Blushi: Të kufizohet mandati i Kryetarit

Platforma Blushi: Të kufizohet mandati i Kryetarit

Publikuar më: 13:15 02-03-2016

Ben Blushi, i cili i ka dalë përballë Edi Ramës në garën për kreun e Partisë Socialiste komentoj ndryshimet statuore, të publikuar të dielën. Blushi e quajti si një kostum që po i qepet Edi Ramës dhe ata që po e bëjnë kanë rolin e robaqepësit.

“Ajo që po konstatoj jo unë, por shumë njerëz po bëhet një statut për një njeri. Ky nuk është një statut për një parti. Pra po pajtohen me një statut, pra me një normë ineteresat dhe humored e një personi që është Edi Rama. Pra më vjen keq ta them, por ata që po bëjnë këtë statut janë në rolin e robaqepësit. Po i qepin Ramës një kostum. Shofin nëse i ri mirë, i ri ngushtë, i ri gjerë, ka ftohtë, ka vapë, i pëlqejnë kopsat, çfarë ngjyre i pëlqen kostumi. Nuk bëhet kështu një statut. Dhe për analogji statute po bëhet si ligjet”.

E në këtë situatë Ben Blushi sjell dhe propozimet e tij për ndryshimet në statutin e partisë. Janë 8 amendime që Ben Blushi i bën Statutit të partisë.

“Miratimi i këtyre parimeve në formën e amendamenteve vijnë nga  nevoja për një Reformë Politike që modernizon funksionimin e partive politike në Shqipëri, nisur nga vendimi për të rishikuar Statutin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, nisur nga shkeljet e shumta dhe të papërligjura që i janë bërë Statutit të Partisë Socialiste. Nisur nga besimi se Partia Socialiste mund të funksionojë në mënyrë demokratike, duke përshtatur praktikat më të përparuara të partive evropiane.

Një nga pikat themelore është kufizimi i mandatit të kryetarit të partisë.

Propozimet e Blushit:

  1. Shteti Social
  2. Primaret
  3. Sindikatat
  4. Kufizimi i mandateve
  5. Papajtueshmëria e mandateve
  6. Financimet
  7. Etika e Partisë Socialiste
  8. Lista e Antarësisë
Article Logic
Execution time: 0.0039710998535156