INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plazhet private/ Rregullorja e re, ja kriteret që duhet të plotësohen këtë vit për pushuesit

Plazhet private/ Rregullorja e re, ja kriteret që duhet të plotësohen këtë vit për pushuesit

Publikuar më: 11:42 10-04-2019

Sa herë nis sezoni veror ka një përplasje mes pushuesve që duan hapësirën publike dhe bizneseve që marrin plazhet me qira. Së fundmi është miratuar një rregullore nga Këshilli i Ministrave që parashikon se subjektet që marrin me qira një hapësirë në plazh për një afat nga 1 deri në 5 vite, duhet të respektojnë disa kritere.

Kriteret lidhen me hapësirën minimale dhe maksimale që jepet me qira, kushtet që duhet të plotësojë stacioni i plazhit, lënien e hapësirave për pushuesit që duan plazh publik si dhe mirëmbajtën e bregut dhe pastrimin e tij. Për të lidhur kontratat e qirasë sipas rregullave këtë vit subjektet kanë afat deri në datë 20 prill.

Për plazhet me rërë dhe gjerësi të konsiderueshme, rregullorja parashikon që për çadrat të respektohet distanca prej të paktën 7.5 metra nga vija e bregut të detit, liqenit apo lumit.

Po kështu hapësira prej 2.5 metra përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku. Hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3 metra.

Gjithashtu duhet të ketë në dispozicion të pushuesve një dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra si dhe të jetë i pajisur me shërbimet higjienike, kabinat e zhveshjes dhe zonën e ndihmës së shpejtë për pushuesit.

Në rregullore përcaktohen qartë dhe kushtet e sigurisë, ato për rojet e plazhit, për nivelin e zhurmave, për strukturat që mund të ngrihen në plazh dhe mundësitë për rinovimin e kontratës.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999