INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plehrat  Projekti i ri sjell ndryshimin e madh

Plehrat Projekti i ri sjell ndryshimin e madh

Publikuar më: 16:22 21-11-2016

Bashkia e Tiranës ka vendosur një rregull të ri për hedhjen e mbeturinave duke iu përshtatur praktikës që përdorin prej kohësh qytetet evropiane.

 Tani e tutje duhet të fillojmë t'i ndajmë mbeturinat sipas llojit, pasi Bashkia e Tiranës po përgatit terrenin për kosha të diferencuar. Tani mbeturinat do të ndahen sipas llojit dhe do të hidhen nëpë këto kosha.

Këtë e ka sqaruar më mirë kryebashkiaku Erion veliaj në deklaratën e tij .

 “Ambicia jonë është që të fillojmë me zonat e qendrës së Tiranës, pra brenda unazës dhe gradualisht, gjatë gjithë vitit të ri 2017, të kemi nën kontroll të gjithë territorin për t’u siguruar që pas kaq viteve, të paktën një çështje siç është ajo e pastrimit, ta kemi vënë në binarë në Tiranë”, u shpreh ai.

Do të vendosen kosha të rinj të cilët do të jenë të ndarë për mbeturina plastike, organike apo metal, në mënyrë që të jetë më i thjeshtë riciklimi i mbeturinave të dëmshme për mjedisin.

 “Pasi të kemi mbaruar fushatën e informimit në të gjitha shkollat dhe kopshtet e Tiranës do të vazhdojmë me shpërndarjen e konteinerëve në të gjithë Tiranën. Viti i Ri do të na gjejë me një Tiranë të transformuar. Për herë të parë pas 25 vitesh po fusim konceptin e ndarjes së mbeturinave në burim.", sqaroi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936