Njëmbëdhjetë nxënës të shkollës 9 vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë janë helmuar paraditen e sotme.
Mësohet se ata kanë qenë në laboratorin e kimisë kur kanë ndjerë shqetësime.
Nxënësit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e shpejtë.
Sipas të dhënave të para bëhet me dije se gjate orës mësimore u përdor një sapun i rrallë.