Një 47-vjeçar nga Fier është arrestuar nga policia, pasi duke djegur mbeturinat në tokën e tij i ka vënë flakën edhe urës mbi lumin Seman që lidh dy fshatrat.
Sipas policisë, në pranga është vënë Mentor Hatia.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke djegur mbeturina te toka e tij, ka djegur edhe urën me pasarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm”, njofton policia e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.