INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Po më tundej krevati". Tërmet i fortë 5.6 ballë

Publikuar më: 20:25 16-09-2018

Një tërmet i forte ka goditur pjesën Perëndimore të Australisë. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 5.6, ndërsa Qendra e Paralajmërimit për Cunamit po monitoron situatën.

Banorët që ndodhen 410 kilometra në veri të epiqendrëssë termetit, thanë për mediat lokale se ndjenë lëkundje të forta.

‘Dritaret e shtëpisë po përplaseshin. Krevati po më lëkundej, ndërsa drita po lëvizte sa nga njëra anë në tjetrën’, tha një banore.

Autoritetet deklaruan se tërmeti ishte mjaftueshëm i fortë për të shkaktuar dëme, por fatmirësisht kjo gjë nuk ndodhi për shkak të largësisë së epiqendrës.

 

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0040838718414307