INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po prishet konsensusi, Ilir Meta me urgjencë në Shqipëri, ndërpret vizitën në SHBA

Po prishet konsensusi, Ilir Meta me urgjencë në Shqipëri, ndërpret vizitën në SHBA

Publikuar më: 12:40 27-07-2016

Ilir meta parlajmëron se po tentohet të prishet konsensusi i 21 korrikut, ku 140 deputetë kanë votuar pro ndryshimeve Kushtetuese. Ky shqetësim ka bërë që Kryeparlamentari Meta të ndërpresë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të niset me urgjencë drejt Shqipërisë.
Njoftimi i Ilir Metës:
“Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi”.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168