INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po pushonte me familjen në Vlorë, turisti ndërron jetë papritur

Po pushonte me familjen në Vlorë, turisti ndërron jetë papritur

Publikuar më: 10:50 29-08-2018

Një turist rumun ka ndërruar jetë ditën e sotme teksa ka qenë duke kaluar pushimet në bregdetin e Vlorës me familjen.

Policia bënë me dije se 63-vjeçari me inicialet K.U. ka ndërruar jetë në orën 10.35 në zonën e quajtur 'Uji i ftohtë'.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, policia po heton për zbulimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 29.08.2018, rreth orës 10:35, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, shtetasi K.U, 63 vjeç, banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053