INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po shkrin akullnaja më e madhe në botë! Shkaktar vullkani...

Po shkrin akullnaja më e madhe në botë! Shkaktar vullkani...

Publikuar më: 09:50 26-06-2018

Në akullnajën më të madhe të botës në Antarktidë, shkencëtarët kanë zbuluar një burim të nxehtësisë vullkanike. Ata prej vitesh ishin të shqetësuar se si në një vend me temperatura me minus akullnaja me e madhe kish nisur të shkrinte. Më pas Instituti i Shkencave të Oqeanit të Universitetit Rhode Island, kreu një studim dhe gjeti një burim aktiv i nxehtësie vullkanike që ndodhej nën akullnajën Pine Island.

Eksperti, Brice Loose, tha se ata kanë morrën një sërë mostrash nga akullnaja Pine Island dhe oqeani gjatë udhëtimit eksplorues në Antarktidë dhe nisën të studionin shkakun. Si rezultat i kërkimeve, Loose vuri në dukje se në mostrat që morën ata filluan të shihnin përqendrime të larta të gazit inert helium -3, gjë që vërteton lidhjen me vullkanin.

Ai theksoi se në zona të tilla nuk është e mundur që të shihen ngrohtësi dhe tymrat që vullkanet kanë, sepse të çarat vullkanike ndodhen në distanca shumë të thella nën akull.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766