Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Peqinit pasi u kapën në flagrancë duke transportuar lëndë kanabis.
Gjatë operacionit të koduar ‘Transportuesi’, policia ka vënë në pranga shtetasit Asllan Muka, 38 vjeç banues në Shijak Fidel Osma, 23 vjeç banues në Durrës, Amarildo Braçe, 29 vjeç banues në Durrës, Mario Hoxholli, 23 vjeç banues në Durrës, pasi në makinën BMW X5, me të cilën ata udhëtonin është gjetur 65 kg kanabis sativa.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin BMë X5 me targa AA 006 KY drejtuar nga shtetasi Asllan Muka, në fshatin Lolaj të Njësisë Administrative Përparim të Bashkisë Peqin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 65 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, dy automjetet, 5 aparate celularë të markave të ndryshme dhe 2670 Euro.