INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Poeti Ozel i kërkon shqiptarëve, që jetojnë në Turqi të mohojnë kombësinë

Poeti Ozel i kërkon shqiptarëve, që jetojnë në Turqi të mohojnë kombësinë

Publikuar më: 09:46 26-04-2016

Një prej poetëve më të njohur turk, Ismet Ozel, përmes një deklarate ka diskriminuar dhe fyer shqiptarët që jetojnë në  Turqi.
Poeti gjatë një aktivitet shkencor tha se shqiptarët nuk duhet të shprehen për kombësinë  e tyre e nëse kjo ndodh duhet të p*rdhen nga vendi.

Ja ç’ka thënë Ozel:
“Ne duhet ta dimë se kush jemi, por nëse ka njerëz apo etni që jetojnë në këto toka dhe thonë se kemi të drejta, atëherë ne turqit e vërtetë nuk duhet t’i lejojmë, sepse përçahet Turqia ngaqë kështu është ndërtuar shtet-kombi ynë. Është njëlloj si të firmosim humbjen tonë. Nuk po marr shembull kurdët, por shqiptarët. Nëse shqiptarët duan të thonë jemi shqiptarë dhe jo turq, atëherë vëllai im, ke shtetin dhe kombin tënd, ik p*rdhu andej nga ke ardhur”.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225