INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pokemon Go, nuk është më mbreti i lojërave. Ja kush i ka zënë vendin

Pokemon Go, nuk është më mbreti i lojërave. Ja kush i ka zënë vendin

Publikuar më: 20:30 28-09-2016

Loja “Pokemon Go” nuk është më mbreti i aplikacioneve. “Sensor Tower”, e cila është platformë kryesore e analizave mbi aplikacionet, raportoi në një postim se loja që qëndroi në vend të parë për 74 ditë si aplikacioni me përdorimin më të madh ditor, tani nuk është më i tillë.

“Pokemon Go” deri më tani ka grumbulluar më shumë se 440 milionë dollarë bruto në tregun e “Apple”, “Google”, “Playstore”.  Vendin e “Pokemon Go” e ka zënë “Clash Royale”, e cila është një lojë strategjike e lançuar nga “Supercell” në fillim të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102