INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policët betohen në Kuran se nuk do të marrin ryshfet

Policët betohen në Kuran se nuk do të marrin ryshfet

Publikuar më: 18:15 12-12-2018

Policët e një rajoni afër kryeqytetit uzbek janë betuar në Kuran se nuk do të marrin ryshfet dhe nuk do të përfshihen në grabitje. Ky betim është një përpjekje e presidentit të Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev, për ta luftuar korrupsionin, ndërsa bie në kundërshtim me qëndrimet e paraardhësit të tij, i cili e shtypte Islamin.
Burimet brenda Ministrisë së Brendshme kanë të Uzbekistanit kanë folur për Radio Europa e Lirë thënë se ceremonia e betimit është pjesë e një programi shtetëror kundër korrupsionit, i cili ka filluar së zbatuari nën patronatin e presidentit Mirziyoev. Një burim anonim ka thënë se pjesëmarrja në tri trajnime dhe betimi në Kuran ka qenë i obligueshëm për të gjithë policët dhe ka qenë urdhër nga udhëheqësia e policies së rrethit dhe jo nga lart. Nuk ka pasur urdhër të drejtpërdrejtë nga presidenti ose Ministria e Brendshme që të kërkonte që policët ta vendosin dorën mbi Kuran. Pavarësisht kësaj, në ceremoni ishte i ftuar edhe kryeimami i rajonit të Yukorichirchikut, ndërsa të gjithë policët e pranishëm ishin të detyruar ta kryejnë ceremoninë e betimit. Shumë qytetarë kanë thënë se betimi i policëve me Kuran nuk garanton patjetër rezultate më të mira të policisë, shkruan REL.

uzbekistan.jpgVendi ka një histori të gjatë korrupsioni
Policia e Uzbekistanit ka kohë që është kritikuar për keqtrajtimin e të ndaluarve, zhvatjen, marrjen e ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Në fillim të vitit 2017, më shumë se 4,500 policë u pushuan nga puna për "ryshfet dhe abuzimin e autoritetit". Dhe goditja ka vazhduar. Disa zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit u arrestuan në 2017 dhe 2018 me akuza për korrupsion dhe tejkalimin e autoritetit të tyre. I përfshirë rezulton edhe ish-prokurori i përgjithshëm Rashid Qodirov, i cili u arrestua më 22 shkurt me akuza për marrjen e ryshfetit dhe shpërdorimin e detyrës. Zyrtarë të lartë në aparatin e sigurimit dikur të fuqishëm të Uzbekistanit, tani i njohur si Shërbimi i Sigurisë Shtetërore, gjithashtu janë shkarkuar dhe arrestuar për akuzat e korrupsionit.

Article Logic
Execution time: 0.0021920204162598