INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policët në sitë, Lleshaj flet për vettingun: Do hapen dosjet e drejtuesve të lartë

Policët në sitë, Lleshaj flet për vettingun: Do hapen dosjet e drejtuesve të lartë

Publikuar më: 11:53 28-03-2019

Teksa jashtë po zhvillohet protesta e opozitës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është duke folur në Kuvend për ndryshimet ligjit për vettingun në polici.

Lleshaj i cili propozoi sot ndryshimet në ligjin për vettingun në rradhët e policisë.

"Procesi ende nuk ka filluar. Është vështirë që ky proces të mbyllet në marsin e vitit të ardhshëm.

Propozohet që punonjësit e SHÇBA-së, të kalojnë vettingun në fazën e parë të tij. Ligji aktual e parashikon në fazën e dytë, ne propozojmë tani të kalojë në fazën e parë që SHCBA të jenë struktura në plan të parë, të pastra e me integritet.

Komisioni i Jashtëm ka filluar punën e tij. Pritet që të hapen dosjet e drejtuesve të lartë.

Ndryshimi i dytë që propozohet, SHCBA do kryejë më tej vettingun për fazën e dytë e të tretë, ndryshe nga ligji aktual që parashikon që vlerësimi të kryhej nga Ad-Hoc.

Këto ndryshime kanë një impakt të rëndësishëm që lidhet me standartin. Shkurtohet edhe koha. Procesi garanton paanshmëri dhe thelbi i procesit mbetet i paprekur por koha e nevojshme shkurtohet në mënyrë të konsiderueshme se do përdoren arkivat e vetë SHCBA. Këto janë ndryshimet themelore që propozohen dhe ju propozoj ta votoni”, u shpreh Lleshaj nga foltorja.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881