INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Polici inteligjente. Sistemi klasifikon të dyshuarit sipas rrezikshmërisë [VIDEO]

Publikuar më: 11:19 11-05-2017

Policia në Durham, qytet në Angli, po përgatitet të vërë në zbatim një sistem të inteligjencës artificiale (AI) i dizajnuar për të ndihmuar zyrtarët të vendosin nëse një i dyshuar duhet të mbahet në paraburgim. Sistemi klasifikon të dyshuarit sipas rrezikshmërisë:  të ulët, të mesëm ose të lartë dhe është testuar nga ekspertët e policisë. Ai është testuar për pesë vjet duke mbledhur të dhënat e historive të të dyshuarve. Një ekspert tha se mjeti mund të jetë i dobishëm, por rreziku që ai të mund të anashkalojë vendimet duhet të vlerësohet me kujdes. Të dhënat për vlerësimin e  rrezikut janë marrë nga shënimet policore të Durhamit midis 2008 dhe 2012. Sistemi u testua më pas gjatë vitit 2013 dhe u shqyrtuan rezultatet. Të dhënat nëse të dyshuarit kryenin këtë veprim apo jo u monitoruan gjatë dy viteve të ardhshme. Parashikimet se një i dyshuar kishte rrezik të ulët doli të jetë i saktë në 98% të rasteve, ndërsa parashikimet për ata që ishin me rrezik të lartë ishin 88% të sakta. Gjatë periudhës së provës, saktësia e Hart-it u monitorua, por kjo nuk ndikoi në vendimet e rreshterëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879