Një situatë e tensionuar është duke ndodhur në fshatin Mengël të Elbasanit ku nxënës dhe prindër vazhdojnë të protestojnë për hapjen e shkollës. Fëmijët e traumatizuar qajnë dhe denoncojnë dhunën e policisë të ushtruar ndaj tyre. Një fëmijë i gjakosur tregon duke qarë se është dhunuar nga policia. “Më gjuajti polici te koka”, tregon duke qarë i mituri. Fëmijët kanë vendosur të marrin ushqim dhe kërkojnë që aty të jetë i pranishëm kryetari i bashkisë Qazim Sejdini.
I pranishëm në protestë është dhe deputeti i PD-së Luciano Boçi i cili po diskuton me policinë. Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nënshtruar rikonstruksionit.
Marrë nga: Newsbomb.al