Një 27-vjeçar mbështetës i organizatës terroriste islamike, ISIS ka rënë në pranga të policisë pasi lëvizte nëpër qytet i armatosur. Policia e Pogradecit ka vënë në pranga Fatjon Bono ndërsa po lëvizte me pistoletë pa leje në Pogradec. Përmes një deklarate për mediat, policia e Pogradecit njofton se ka arrestuar shtetasin, banues në fshatin Vërdovë, si dhe ka sekuestruar pistoletën tip “TT” me një krehër me 6 fishekë. Bano është një person me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. Dy vite më parë, ai është arrestuar nga policia për lidhje me organizatën terroriste të ISIS. Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri.