INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e shtetit thyen tabutë, “Huffington Post” i  kushton shkrim gruas së parë në krye të një komisariati policie në Shqipëri [FOTO]

Policia e shtetit thyen tabutë, “Huffington Post” i kushton shkrim gruas së parë në krye të një komisariati policie në Shqipëri [FOTO]

Publikuar më: 10:44 09-07-2016

Për herë të parë në historinë e saj, Policia e Shtetit arrin të thyejë tabutë duke vënë në pozicionet më të larta drejtuese një grua

 Kryekomisare Anila Popa është e para zonjë në vend që është në krye të një komisariati policie, pikërisht në Librazhd.

Ajo ka një karrierrë dhe përgatitje akademike brenda dhe jashtë vendit, që shumëkush në uniformë do ta kishte zili, Popa, aktualisht drejton komisariatin e Librazhdit prej nje viti, dhe kishte nga të frymëzohej.

‘Huffington Post’ i ka kushtuar një shkrim 41 vjecares, e cila ka thyer tabutë në një ambient ku dominon gjinia mashkullore.

I ati i saj nje ish-oficer policie, ka punuar para shume vitesh në komisariatin që sot drejtohet nga vajza e tij. Dashuria për uniformën erdhi nga brenda familjes, por ëndrrat për të qenë pjesë e policisë duhet të prisnin pak.

Pas studimeve për gjuhë letërsi, Anila ndoqi akademinë e policisë e më pas studimet i vijoi në Lion të Francës në shkollën e lartë të policisë duke i finalizuar studimet me një master. Në vitin 1997 veshi uniformën për herë të parë.

Puna prej 19 vitesh në strukturat e policisë si dhe afësitë e saj profesionale e sollën Anilën në detyrën e vështirë në krye të komisariatit në Librazhdit ne dhjetor te 2015.

Media amerikane i ka kushtuar një artikull të veçantë.

Sfidat e kanë bërë më të fortë, në përditshmërinë e saj reflekton për vendimet sidomos citon Huffington Post, kur mendon se një gabim i grave kritikohet dyfish më shumë sesa një gabim i meshkujve.

Kryekomisare Anila Popa pas 6 muajsh si shefe e komisariatit të Librazhdit ka fituar respektin e komunitetit skeptik por mbi të gjitha të kolegëve. Përtej uniformës zonja Anila është nënë e përkushtuar e dy fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039098262786865