INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia gjen 2 turistët italianë që humbën në malin e Çikës

Policia gjen 2 turistët italianë që humbën në malin e Çikës

Publikuar më: 18:55 02-05-2016

Dy turistë italianë figuronin të zhdukur prej 24 orësh pasi kishin humbur rrugën në malin e Çikës në Himarë, mesditën e djeshme. Shtetasit italianë, L.R,26 vjeç, dhe P.C 31 vjeç janë nisur për piknik më datë 30.04.2016, në drejtim të Malit të Çikës – Himarë dhe ditën e djeshme kishin planifikuar të zbrisnin në fshatin Dhërmi, por në zbritje të malit ata kanë hasur në një terren të vështirë, duke ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë qëllim kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga vetë turistët, Policia e Vlorës, me ndihmën e “Delta Force”, “Guardia di Finanza” janë organizuar për t’iu ardhur në ndihmë 2 turistëve të cilët u gjetën ditën e sotme në mal, ditën e sotme kanë bërë të mundur gjetjen e tyre në mal, ku kishin rrëshkitur për shkak të lagështirës në një shpellë rreth 70 m të thellë, dhe janë nxjerrë prej andej me ndihmën e litarëve, materiale me të cilat ishin pajisur këto shërbime për shpëtimin e tyre.

Turistët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital por ata janë paraqitur në gjendje të mirë dhe nuk kanë patur nevojë për trajtim mjekësor. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039381980895996