INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Policia jep detaje për drogën e kapur në Kavajë: U sekuestruan 1.3 ton kanabis, tre në pranga [VIDEO]

Publikuar më: 17:05 14-07-2017

Policia e Shtetit jep detaje për operacionin antidrogë “Pilotë” ku u sekuestrua një sasi prej 1.3 ton. Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit në Kavajë, ndërsa në pranga u vunë tre persona.
“Gjatë orëve të para të ditës së sotme, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë , është zhvilluar operacioni i koduar “Pilotët”. Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe konkretisht: Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike. Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre”, sqaron policia.
Po ashtu policia thotë se “në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.”
“Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg”, tha Policia.
Policia ka vënë në pranga shtetasit Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu, Kejvi Hajdari ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët me iniciale B.B dhe F.S.
Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa, si dhe nje automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket shtetasit H. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.
Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332