INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia kanadeze ngre akuzat ndaj vrasësit të 4 personave

Policia kanadeze ngre akuzat ndaj vrasësit të 4 personave

Publikuar më: 09:36 12-08-2018

Policia kanadeze ngriti katër akuza për vrasje të shkallës së parë, ndaj një shtetasi 48-vjeçar, që vrau katër persona mëngjesin e të premtes në Fredericton, kryeqytetin e provincës New Brunswick. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Mateu Vincent Raymond, i cili vrau dy qytetarë dhe dy oficerë policie. Ai u arrestua dhe u akuzua për katër akuza për vrasje të shkallës së parë. Raymond do të paraqitet në gjykatë më 27 gusht. Autori i masakrës fillimisht qëlloi mbi shtetasit Bobbie-Lee Wright, 32 vjeç dhe Donald Adam Robichaud, 42 vjeç, ndërsa më pas edhe mbi dy oficerët e patrullës, që mbërritën të parët në vendngjarje, Sara Mae Burns, 43 vjeç dhe Lawrence Robb Costello, 45 vjeç. Vrasjet e të premtes ishin ngjarja e fundit e dhunës me armë në të gjithë vendin. Ligjet e armëve në Kanada janë më të rrepta se në Shtetet e Bashkuara, por një përhapje masive e tyre ka çuar në një rritje të krimeve me armë gjatë viteve të fundit. Të shtëna ndodhën edhe tre javë më parë, kur një person i armatosur u fut në një rrugë të mbipopulluar të Torontos, duke vrarë dy njerëz dhe plagosur 13 të tjerë, para se të vriste veten.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723