INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia me dorë të hekurt, 967 masa administrative në vetëm 3 ditë [VIDEO]

Policia me dorë të hekurt, 967 masa administrative në vetëm 3 ditë [VIDEO]

Publikuar më: 11:53 29-07-2019

Policia e shtetit ka qenë me dorë të hekurt këto 3 ditët e fundit në Durrës.

Pas dyndjes së madhe të njerëzve në qytetin bregdetar, nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave.

Gjatë 3 ditëve të fundit, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët drejtonin automjetin në gjendje të dehur si dhe 4 të tjerë që drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi.

Policia njofton se janë marrë gjithsej 967 masa administrative nga të cilat:

-Janë pezulluar 13 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.

-Janë marrë 51 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

-Janë marrë 62 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

-Janë marrë 274 masa administrative për parakalim të gabuar.

-Janë marrë 283 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Policia e shtetit thekson se edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021929740905762