INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia Rrugore në aksion, bën kërdinë me gjoba

Policia Rrugore në aksion, bën kërdinë me gjoba

Publikuar më: 14:14 17-12-2017

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me Radar, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë. Gjatë 48 orëve të fundit, janë evidentuar dhe ndëshkuar 58 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, ku sipas policisë rrugore në qendrat e banuara shpejtësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar. Ndërkohë, 9 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për drejtim në gjendje të dehur, ndërsa janë arrestuar 3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet të pa pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes. Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur :
61 masa për mos përdorin rripin e sigurimit.
84 masa për parakalim të gabuar
115 masa për përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
14 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit
71 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj. Si dhe 803 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë bllokuar dhe 13 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Article Logic
Execution time: 0.0055429935455322