INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia sqaron sherrin e policit me qytetarin në Shëngjin, arrestohet 27 vjeçari [VIDEO]

Policia sqaron sherrin e policit me qytetarin në Shëngjin, arrestohet 27 vjeçari [VIDEO]

Publikuar më: 16:59 21-08-2016

Policia e Lezhës ka arrestuar 27-vjeçarin Blerti Kola dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij Daniel Kola 30 vjeç, pasi të dy qëlluan me grushte dhe dhunuan një efektiv të policisë rrugore në Shëngjin.

Ngjarja u bë publike pas një video të publikuar në mediat sociale, ku dukej qartë momenti kur dy vëllezërit që udhëtonin me një automjet tip Rover, nuk ju bindën urdhrit të policit dhe e dhunua.

Nga ana tjetër, edhe efektivi i policisë reagoi duke qëlluar me grushte vëllezërit Kola.

Policia e Lezhës njofton se efektivi që u dhunuan, mori ndihmën mjekësore në spital, ndërsa thekson se çdo punonjës policie që goditet për shkak të detyrës, ka të drejtë të reagojë.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Më datë 21.08.2016 është arrestuar shtetasi Blerti Kola , 27 vjeç, banues në Lezhë, si dhe po punohet për kapjen dhe të vëllait të tij shtetasit Daniel Kola, 30 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, këta 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin tip “Rover” në rrugën Shëngjin-Lezhë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhërit si dhe kanë ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, inspektorin A.B., i cili pasi ka marrë ndihmen e nevojshme në spitalin e Lezhës është larguar për në banesë jashtë rrezikut për jetën.

Vepra penale “Goditje për shkak të detyres” në bashkëpunim, parashikohet nga neni 237 e 25 i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë ngjarje, eshte publikuar dhe nje video ne mediat online.

Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë verifikimet për veprimet e punonjësit të policisë rrugore, si dhe po bëhet kqyrja e kamerave të ambienteve përreth për të siguruar videon e plotë te ngjarjes.

Policia e Shtetit bën me dije nga ana tjetër, se goditja e punonjësit të policisë është vepër penale dhe çdo punonjës policie , në bazë të nenit 133 të ligjit 108/2014 “Për policinë e shtetit” ka tagrin të reagojë, duke përdorur forcen, ndaj çdo shtetasi që e godet atë për shkak të detyrës.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217