Pas tetë ditësh Polumbarët e Forcave Detare kanë gjetur trupin e pajetë të Edmond Shahinit. 48 vjeçari u mby në Butrit javën e kaluar, ku kishte dalë në liqen sëbashku me djalin e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 22 marsit, në Liqenin e Butrintit, ku varka ku ndodheshin babë e bir u përmbys. Djali i Shahinit arriti të dalë me not nga liqeni, ndërsa 48-vjeçari humbi jetën. Për tetë ditë më radhë Polumbarët kanë kërkuar trupin e pajetë të Shahinit, duke bërë të mundur që sot ai të gjendej.