Është kthyer për momentin në kafshën më të dashur, ku me veprimet e tij, video e qenit Poncho është bërë virale. Ai është stërvitur nga policia e bashkisë së Madridit dhe videoja ku Poncho i jep ndihmën e shpejtë policit duke i bërë masazh kardiak, ka tërhequr mjaft kureshtje. Videoja e publikuar më 22 qershor në Twitter nga policia e Madridit është parë më shumë se 700 mijë herë. Në fillim duket qeni që kërcen mbi gjoksin e agjentit të policisë, por nëse e shikon me vëmendje, putrat e tij janë në një pozicion ku mbahen për të praktikuar një masazh kardiak.