INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portali i Trump zbardh vizitën e Bashës në SHBA

Portali i Trump zbardh vizitën e Bashës në SHBA

Publikuar më: 08:35 28-03-2017

Portali afër Presidentit Amerikan Donald Trump Breitbart News, ka zbardhur një pjesë të vizitës së Kreut të opozitës Lulzim Basha në Uashington.
Në shkrimin që mban titullin Udhëheqësi i Opozitës: Kryeministri i Shqipërisë, i lidhur me Sorosin, po e shkatërron vendin tonë, flitet për krizën politike që po kalon Shqipëria në këtë moment. Në shkrimin e “Breitbart News” teksa citon kreun e opozitës shkruan se demokracia është në rrezik të madh, ndërsa kryeministri i majtë Edi Rama ka lejuar lulëzimin e krimit dhe korrupsionit.
Lulzim Basha:
“Shqipëria është një situatë të veçantë dhe të vështirë, në një krizë politike, rezultat i një ofensive të krimit të organizuar ndaj të gjitha strukturave shtetërore, shtetit ligjor dhe demokracisë”.
Në qëndrimin e kryedemokratit të shprehur gjatë vizitës së tij në Uashington është ngritur dhe shqetësimi i kriminalizimit të politikës.
Lulzim Basha:
“Por, problemi i veçantë që ka Shqipëria është promovimi i hapur dhe prania në politikë e njerëzve me rekorde të tmerrshme kriminale në të shkuarën e tyre, të dënuar në vendet e BE për trafik droge, prostitucion, trafik të qenieve njerëzore dhe vepra të tjera të krimit të organizuar. Bandat dhe grupet kriminale të lidhura me terroristë kontrollojnë ferma kanabisi dhe organizata të magazinimit dhe shpërndarjes së drogës, duke patur imunitet nga qeveria Rama”.
Ndërsa Basha ishte në Uashington në takime me drejtues të Kongresit, anëtarët e partisë së tij vazhdojnë për më shumë se 35 ditë një protestë kundër qeverisë të Kryeministrit Edi Rama duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0034098625183105