INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Porti që “zhduk” armët dhe mbetjet kimike

Porti që “zhduk” armët dhe mbetjet kimike

Publikuar më: 21:38 28-02-2017

Nga artikulli i medias italiane “Pianeta Italia” lidhur me një skandal të mundshëm për zhdukjen e 1300 kontenierëve me plehra kimike për të cilët mendohet se janë groposur në Shqipëri, është zbuluar edhe një detaj tjetër i rëndësishëm. Këto mbetje janë nisur nga porti i Goia Tauro në Itali, një nga portet më të rëndësishme në vend dhe është i njëjti port nga ku u zhdukën armët kimike që do të vinin në Shqipëri për t’u çmontuar, sipas një marrëveshje që Kryeministri Edi Rama bëri me ndërkombëtarët sapo mori detyrën në 2013.

Por, protestat e mëdha popullore dhe të vendosura prej disa ditësh, bënë që marrëveshja të mos firmosej dhe  Rama të tërhiqej nga mbërritja në Shqipëri e armëve kimike.

Katër vite më vonë, sërish ky port në Itali është “bërë” protagonist. Prej andej ka dyshime të forta se janë nisur 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme dhe ndodhen në vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666