Asnjë nga postimet e Trump në tweeter nuk është më i sigurt. Dikush ka ndërtuar një robot që djeg të gjitha fjalët e presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump të shkruara në twitter. Llogaria e Trump ishte ndër kanalet më aktive të komunikimit gjatë fushatës së tij politike. Çdo ditë udhëheqësi amerikan lëshon deklarata publike në twitter , por edhe bashkëvepron me politikanë të tjerë dhe figura ndërkombëtare me anë të kësaj llogarie. Por tashmë çdo veprim i Trump përballet me robotin e quajtur @burnedyourtweet. Ai i përgjigjet çdo bisede apo fjale të presidentit Trump me një video të shkurtër, në të cilën shfaqen pamjet sesi ai printon fjalët, i pret , dhe pasi i rrëmben fletët me anë të një krahu mekanik u vë flakën duke i djegur në një tavëll duhani. Që dita e martë kur roboti i kuq filloi tweeting, faqja e tij ka grumbulluar pothuajse 20,000 ndjekës. Ende nuk është identifikuar pronari i profilit apo i robotit, i cili nuk komenton fjalët e Trump, por thjesht i djeg drejtpërdrejt ato.