INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranimet në universitete, Nikolla: Më të mirët zgjedhin të parët

Pranimet në universitete, Nikolla: Më të mirët zgjedhin të parët

Publikuar më: 13:50 11-09-2016

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat njoftoi mbylljen e fazës së parë të aplikime në Universitet.

Gjatë deklaratës Nikolla theksoi se ‘më të mirët zgjedhin të parët’ dhe se numri i ankimimeve është shumë i vogël  dhe ka qenë gjithsej 287 nga të cilët,  216 për Univeristetin e Tiranës dhe 28 për atë të Mjekësisë

 “216 ankimime në Universitetin e Tiranës, i Mjekësisë 28 ankimime. Gjithsej 287 aplikime, pra vetëm 0,06 për qind në total të aplikimeve për të vijuar studimet e larta. Shifrat flasin vetë, për transparencë dhe proces krejtësisht të ri për arsimin.

Falenderoj Dekanët dhe Rektorët. Fituesit e raundit të parë do filloni regjistrimet në datën 13 shtator. Raundi i parë mësoi se më të mirët të përzgjedhin të parët, por ju keni sërisht në dispozicion 10 preferenca të reja.

Më të mirët e raundit të dytë mund të ndodhë që të fitojnë përsëri 10 degë, por në bazë të vijës së kuqe do bëhet seleksionimi”, tha Nikolla në fjalën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885