INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Premtonte viza amerikane për 8000 euro, arrestohet “punonjësja e Interpolit”

Premtonte viza amerikane për 8000 euro, arrestohet “punonjësja e Interpolit”

Publikuar më: 12:07 07-05-2018

Një 48-vjeçare ka rënë në pranga të policisë pasi mashtronte qytetarët duke u premtuar viza amerikane. Specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ndaluan shtetasen Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë. Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për t’u dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit. Policia bwn me dije se po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521