Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë 31 dhjetor spitalin e Tiranës, ku dhe ka patur një takim me Amelian, vogëlushen nga qyteti i Fierit, e cila fatkeqësisht do ta festojë natën e ndërrimit të viteve në QSUT, për shkak të sëmundjes së saj. Presidenti ka zgjedhur këtë mënyrë për të uruar të gjithë shqiptarët, e në veçanti ata vogëlushë të cilët nuk do të mund ta festojnë Vitin e Ri ashtu si gjithë të tjerët.
Për më tepër lexoni meazhin e Presidentit Meta, postuar në rrjetin social.
“Përmes kësaj foto me Amelian, vogëlushen nga Fieri që do e presë Vitin e Ri këtu në QSUT, ju uroj të gjithë fëmijëve me probleme të shëndetit: “Gëzuar Vitin e ri 2018”!
Më shumë kurajo e shpresë, kujdes e solidaritet, për një shëndet më të mirë e për më shumë gëzime e lumturi në familjet e tyre!
Shumë urime edhe për të gjithë personelin mjekësor që sot e presin ndërrimin e viteve larg familjeve të tyre të shtrenjta, por pranë fëmijëve dhe qytetarëve që kanë nevojë për kujdes e solidaritet sot.”