INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta dekreton Lleshajn, reagojnë Rama dhe Basha, ja çfarë shkruajnë [FOTO]

Presidenti Meta dekreton Lleshajn, reagojnë Rama dhe Basha, ja çfarë shkruajnë [FOTO]

Publikuar më: 21:20 16-11-2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshi.

Afati i fundit për dekretimin e Lleshajt ishte sonte në mesnatë në orën 00:00 dhe kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas dekretimit nga presidenti Meta.

Në një postim në Tëitter, Rama shkruan se edhe kur krisjet duken të pariparueshme gjithmonë ka një zgjidhje. Rama thotë se “ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”.

“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë, Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”, shkruan kryeministri.

 

mint.png

Ndërkohë një reagim lidhur me këtë çështje ka bërë edhe kreu i opozitës Basha, i cili shprehet se edhe pas dekretimit të Lleshajt, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq për shkak të kryeministrit Rama.

LLESH.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0047171115875244