INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta mbështet studentët: Kërkesa të realizueshme, zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë! [VIDEO]

Presidenti Meta mbështet studentët: Kërkesa të realizueshme, zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë! [VIDEO]

Publikuar më: 21:04 17-12-2018

Presidenti, Ilir Meta, në fjalën e gjithë gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Akademisë Politike, legjitimoi edhe një herë si të drejta kërkesat e studentëve, të cilët protestojnë prej 13 ditësh. Ai apeloi sërish qeverinë të reflektojë mbi kërkesat e studentëve.

“Energjia pozitive, kreativiteti, guximi dhe entuziazmi i të rinjve padyshim përbëjnë një rol transformues të çdo shoqërie për induktimin e mendësisë dhe kulturës së re të të studiuarit, të të punuarit dhe të jetuarit. Të gjithë se si përfaqësues të institucioneve dhe si shoqëri na duhet të reflektojmë më thellë për kapitalizmin e këtij potenciali të jashtëzakonshëm njerëzor dhe rinor në dobi të ardhës së gjithë vendit. Në këtë kontekst, nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuat me shpejtësi, përngjashmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit. Mendoj se ka një konsensus të gjerë që i konsideron kërkesat e tyre të drejta, legjitime dhe të realizueshme. Ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë. Unë kam besim se Kuvendi do të reflektojë për një bashkëpunimin gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave të drejtave në interesin më të mirë jo thjesht të studentëve por në radhë të parë në interesin më të mirë të të gjithë vendit. Nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me shpejtësi, me përgjegjshmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit. Mendoj se ka një konsensus të gjerë publik që i konsideron kërkesat e tyre si të drejta legjitime dhe të realizueshme, ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë”.

Edhe pse në mbledhjen e grupit parlamentar, socialistët vendosën ta rrëzojnë dekretin e Presidentit për rishqyrtimin e ligjit të buxhetit, Meta sërish u shpreh besimplotë në një reflektim të Kuvendit.

Sipas kreut të Shtetit, pasuria më e madhe të cilës duhet ti kushtojmë më shumë vëmendje sesa deri tani është rinia, është potenciali i saj.

Article Logic
Execution time: 0.0027270317077637