Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pak minuta para protestës së nëntë kombëtare të Opozitës së Bashkuar.
Në reagimin e tij, kreu i shtetit apelon për një protestë paqësore, ndërsa shton se, zgjidhja e krizës do të vijë përmes dialogut dhe bashkëpunimit.
Reagimi i Presidentit Ilir Meta:
Presidenti i Republikës Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.
Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim.