INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta thotë ‘Mirëmëngjes’ nga Prishtina dhe ka një urim për të gjithë shqiptarët...[FOTO]

Presidenti Meta thotë ‘Mirëmëngjes’ nga Prishtina dhe ka një urim për të gjithë shqiptarët...[FOTO]

Publikuar më: 10:33 22-01-2018

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë ka udhëtuar dje drejt Prishtinës dhe mëngjesin e sotëm uron shqiptarët me dy foto në profilin e tij zyrtar në facebook për një javë të mbarë.

Numri një i presidencës shqiptare ka zgjedhur mëngjesin e sotëm ta kalojë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, dhe me një shtrëngim duarsh, nga ajo që shikohet dhe në foto dalin në një park më dëborë pas një shtrëngimi duarsh.

Në një foto tjetër shfaqet në qendër të Prishtinës, përpara bustit të ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërkohë që ditën e djeshme, shqiptarët mbarë botës përkujtuan 12 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, 21 janarin e vitit 2006.

Kosova në shkurt feston 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërkohë që vendi gjendet në një mosdakortësi të dukshme me komunitetin ndërkombëtar, sidomos për krijimin e Gjykatës Speciale.

Bisedimet e liderëve nga Shqipëria me ata të Kosovës, janë shtuar shumë kohët e fundit.

dfgh_w45.PNG

dyhj_4.jpg

dyhj_w45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318