INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantohet fushata sensibilizuese, “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”

Prezantohet fushata sensibilizuese, “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”

Publikuar më: 11:45 24-11-2016

Ministri i Mirëqënies dhe Rinisë Blendi Klosi u bën apel grave që të dënoncojnë rastet e dhunës. Gjatë prezantimit të fushatës sensiblizuese “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”, Klosi tha se , “nuk duhet të heshtet ndaj dhunës, e se duhet të bëhen sa më shumë denoncime, nga fëmijët e gratë që e përjetojnë atë”.

“Mos heshtni, ngrini zërin, tregoni një rast, ndihmoni këto që di një rast dhe ai rast mund të bëhet një skenar për fuqizimin e rolit të gruas. Familja është shumë e vlefshme për t’u dëmtuar, gruaja dhe fëmija janë të shtrenjtë për t’u dhunuar. Ndaj ne zgjedhim të jetojmë pa dhunë. Të bëhemi bashkë për të jetuar në një shoqëri pa dhunë”. Duke ndalur tek fushata sensibilizuese, ministri i Punës, vuri theksin tek fakti se një shoqëri e shëndoshë dhe e drejtë duhet të zgjedhë që të jetojë pa dhunë.
“Ne sot duam të rrisim besimin, duam që mekanizmin e mbrotjes së çdo shfaqje të dhunës ta bëjmë zgjidhje. Fushata që do të lançojmë sot është thjesht “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”. I bëjmë ftesë publike çdo nëne, gruje që të zgjedhë të jetojë pa dhunë”- deklaroi Klosi

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002