INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantohet regjistri online. Detyron kompanitë të bëjnë deklarimin e ndotësve të shkarkuar në mjedis

Prezantohet regjistri online. Detyron kompanitë të bëjnë deklarimin e ndotësve të shkarkuar në mjedis

Publikuar më: 14:42 24-01-2017

Për herë të parë nëvitin  2017-ën, Shqipëria do të ketë një hartë të saktë mbi nivelin e ndotjes industriale në ajër, tokë dhe ujë.  Agjencia  Kombëtare e Mjedisit (AKM) prezantoi regjistrin online të shkarkimeve dhe të transferimit të ndotësve. Ky regjistër do të sigurojë informim dhe transparencë për publikun, mbi nivelin e ndotjes që vjen nga sektori industrial. Në kuadër të kësaj 250 kompanitë më të mëdha në vend janë të detyruara të bëjnë deklarimin në regjistrin online për shkarkimet e 91 lloji ndotëseve në mjedis. Bazuar në detyrimin ligjor këto kompani duhet të bëjnë deklarimin e shkarkimeve nga 1 deri në 2 herë  në vit. Drejtori i Përgjithshëm i  AKM, Julian Beqiri, gjatë prezantimit u ndal në rëndësinë që ky proçes merr me funksionimin e këtij regjistri tashmë online, në informimin e publikut. Ai theksoi se gjatë muajve të fundit është trajnuar stafi i operatorëve privat , për mënyrën e hedhjes në sistem të të dhënave.  “Në 2013, ne gjetëm vetëm 13 subjekte që bënin vetë-deklarim të shkarkimit të ndotësve, sot pranë AKM janë mbi 1000 subjekte që e bëjnë këtë vetëdeklarim , nga të cilat 250 kompanitë më të mëdha industriale e bujqësore duke filluar nga 2017, do ta bëjnë në këtë regjistër online. Është e rëndësishme të kuptohet se AKM dhe ISHMP me kapacitetet e tyre monitoruese dhe kontrolluese do të kontrollojnë subjektet në mënyrë përiodike, për vetëdeklarimet që ato do të bëjnë” – nënvizoi Beqiri.

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207