INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindërit e Melania Trump marrin nënshtetësinë amerikane. Përfituan nga programi i kundërshtuar nga Presidenti

Prindërit e Melania Trump marrin nënshtetësinë amerikane. Përfituan nga programi i kundërshtuar nga Presidenti

Publikuar më: 10:10 10-08-2018


Prindërit e lindur në Slloveni, të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump u bënë qytetarë amerikanë në një ceremoni të natyralizimit të enjten në Nju Jork. Njoftohet se ata përfituan nga një program i bashkimit familjar, të cilin Presidenti Donald Trump e ka denoncuar me forcë. Viktor dhe Amalija Knavs morën betimin e nënshtetësisë, konfirmoi avokati i tyre i imigracionit Michael Wildes për AFP.

melania_me_trump.jpgI pyetur nga New York Times nëse ata kishin marrë nënshtetësi nën një program të quajtur "migracion zinxhir" nga presidenti, Wildes u përgjigj: "Kështu besoj ". Ai tha se migrim zinxhir, i cili u lejon shtetasve të natyralizuar të SHBA-ve të sponsorizojnë të afërmit e ngushtë për qëndrim të përhershëm, ishte një mënyrë "më e ndotur" për të karakterizuar atë që ai e quajti "një shtyllë e procesit tonë të imigracionit kur bëhet fjalë për ribashkimin familjar". Trump po mban një vijë të ashpër në politikën e emigracionit, duke kritikuar të ashtuquajturin migracion zinxhir. Presidenti republikan ka thënë se një sistem i tillë vjedh punët nga amerikanët dhe kërcënon sigurinë kombëtare, duke bërë thirrje për një sistem me bazë meritash që u jep përparësi profesionistëve më të arsimuar, anglishtfolës.

trump.jpg- 'E PA PRANUESHME!' –shkroi Trump në Twitter në nëntor, duke bërë të qartë bëri pikëpamjet e tij mbi sistemin. "Migrimi i zinxhir” duhet të përfundojë tani! Disa njerëz hyjnë dhe sjellin gjithë familjen e tyre me ta, të cilët mund të jenë me të vërtetë të këqij.“E PA PRANUESHME!"
Ai përmend shpesh shembullin e Sayfullo Saipov, një emigranti i natyralizuar nga Uzbekistani, i cili mori një kamion me qira dhe u ngjit në trotuarin e një rruge në Nju Jork në tetor, duke vrarë tetë vetë dhe duke plagosur 12 të tjerë, për të ilustruar pse programi i ribashkimit familjar duhet të përfundojë. Melania Trump, zonja e parë 48-vjeçare, ishte financuesja e tyre, tha Wildes për Times. Sipas ligjit amerikan ata duhet të kenë qenë banorë të përhershëm për pesë vjet para se të aplikojnë për t'u bërë qytetarë dhe koha për të përpunuar një aplikim mund të zgjasë disa muaj pas kësaj. Viktor Knavs, një shitës makinash në Slloveni dhe Amalija, e cila punon në një fabrikë tekstili, janë mbi 70 vjeç, në pension dhe qëndrojnë pjesën më të madhe të vitit në Shtetet e Bashkuara, ku kalojnë rregullisht kohën me vajzën dhe nipin Barron.

melaniaparents.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432