Një 48 vjeçar nga Lushnja ka rënë në pranga të policisë. Mësohet se uniformat blu të Lushnjes kanë arrestuar një 48 vjeçarin me banim në fshatin Dushk, pasi ai ka prishur ujësjellësin. Mësohet se në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit për motive pronësie, 48 vjeçari ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit, duke lënë pa ujë 5 familje në këtë zonë.
Sipas uniformave blu, ky shtetas e ka shkatërruar rrjetin me pretendimin se toka ku kalon ai është blerë nga ana e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale shkatërrim i pronës dhe vetëgjyqësia.