Aeroplani i i kompanisë Turkish Airlines, i linjës Prishtinë-Stamboll, ka dalë nga pista mbrëmjen e sotme në aeroportin “Adem Jashari”, Prishtinë. Fatmirësisht si pasojë e këtij aksidenti, nuk ka persona të lënduar dhe mësohet se është shkaktuar për shkak rreshjeve të shumta të shiut.
Burime nga Klan Kosova, bëjnë me dije se në avion ndodhej edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga me stafin e saj, që ishin nisur për një konferencë ndërkombëtare në Aman të Jordanisë.