Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është prituar me protesta gjatë vizitës së tij në SHBA.
Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u ulën në Stansted me Air Force One në orën 13:50 para se një helikopter t’i çonte në rezidencën e ambasadorit amerikan në Londër.
Kryeqyteti britanik është blinduar dhe forca të shumta policie janë angazhuar për një sërë protestash që pritet të ketë gjatë vizitës së Kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Për ta zhveshur vizitën e tij nga dramaticiteti Trump “theu akullin” duke thënë: “Britanikët më pëlqejnë shumë mua”.
Gjatë vizitës dy ditore Trump do të takohet dhe me mbretëreshën.
Trump do të takohet me Theresa May, e cila po kërkon me ngulm një marrëveshje “shpëtimtare” tregtie pas Brexit. Si i përket Brexit Trump e ka patur një koment”
“E shihni c’po ndodh me emigracionin në botë, mendoj se kjo është arsyeja se përse Britania vendosi të dalë nga BE-ja” është shprehur manjati.